Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Pjesa II

Në një periudhë kohore, pavarësisht tipit të lëkurës sonë, qoftë ajo edhe e yndyrshme, jemi përballur me dehidrim të vazhdueshëm. Gjeni arsyet prapa saj dhe trajtoni ato në kohë.

Losionet pastruese për fytyrë dhe trup
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 


Shkaktari 5: Prisni shumë gjatë para se ta trajtoni problemin

Shumica e njerëzve fillojnë përdorimin e hidratuesve pasi që vërejnë që lëkura e tyre është krejtësisht e tharë. Kjo ndihmon poashtu, por natyrisht që më pak se të ishte trajtuar qysh në fillim. Mënyra më e mirë e hidratimit është përdorimi i kremës menjëherë  pas larjes së fytyrës.
Zgjidhja: Thajeni lëkurën me anë të peshqirit dhe hidratoni të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Shkaktari 6: Mënyra e të ushqyerit

Është e vërtetë që ushqimi ka një rol të veçantë në lëkurë. Një diet që nuk përmban yndyrëra mund ta përkeqësoj tharjen e lëkurës. Është arsye e mjaftueshme kjo që herë pas herë të hani ushqim të pasur me yndyrë nëse nuk doni të keni rrudha dhe humbje të elasticitetit para kohës.
Zgjidhja: Mos i konsideroni yndyrërat si ushqim i ndaluar. Hani produkte të pasura me omega 3 acide, si peshk, farë liri, arra dhe vaj ulliri. Këto yndyrëra acidike ndihmojnë për lëkurë të tharë sepse janë ndër elementet kryesore të sebumit (yndyrës në lëkurë) – pra e shtojnë yndyrën natyrale të lëkurës.
Një tjetër arsye nga dieta që shkakton lëkurë të thatë është përdorimi i tepërt i alkoolit, i cili është një dehidrues famëkeq. Do të ishte i mirëseardhur kontrollimi i pijeve alkoolike dhe pirja e mjaftueshme e ujit – deri në 2 litra në ditë. Edhe pse disa ekspert nuk pajtohen që hidrimi vie nga brenda, askush nuk mund ta mohoj që qelizat kanë nevojë për ujë për të funksionuar si duhet. Qelizat e lëkurës poashtu.

Ushqimi i duhur është thelbësor për lëkurën

Shkaktari 7: Dielli

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell është njëri ndër veprimet më të dëmshme për lëkurë. Rrezet e diellit mund ta depërtojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, duke arritur në furnizimin e hidrimit natyral të lëkurës dhe duke i tretur ato.
Zgjidhje: Nëse dëshironi të kaloni kohë në ambient të hapur, duhet të përdorni krema kundër diellit me faktor të lartë pavarësisht motit, qoftë me shi apo me diell. Zgjidhni kremin që përmban mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. UVA janë të përgjegjshme për dëmtim, plakje të parakohshme dhe rrezikim të shëndetit, ndërsa UVB shkaktojnë djegie. Faktori mbrojtës të jetë së paku 20 dhe sipër.

Shprehia e larjes së duarve me sapun

Shkaktari 8: Shprehia e larjes së duarve

Jemi të udhëzuar që duart t’i pastrojmë sa herë që të jetë e mundur, sidomos në sezonin e virusëve. Kjo është padyshim një mënyrë për t’i luftuar sëmundjet, por fërkimi i vazhdueshëm i duarve me sapun agresiv shkakton tharje dhe rritim, duke e holluar shtresën mbrojtëse të lëkurës.
Zgjidhje: Përdorni produkte të larjes së duarve që nuk përmbajnë sapun. Thani duart me peshqir pas larjes dhe aplikoni krem hidratues. Nuk preferohet tharja me ajër. Mund të përdorni gjel për pastrim antiseptik pa pasur nevojë ti shpërlani pas përdorimit. Në vend të shpërlarjes mund t’i fshini me leckë.



 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.