Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Në një periudhë kohore, pavarësisht tipit të lëkurës sonë, qoftë ajo edhe e yndyrshme, jemi përballur me dehidrim të vazhdueshëm. Gjeni arsyet prapa saj dhe trajtoni ato në kohë.
Lëkurën e tharë trajtojeni me kohë


Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 

PJESA 1


Shkaktari 1: Losionet pastruese për fytyrë dhe trup

Losionet pastruese përbëjnë sapun dhe kemikale tjera si ‘sodium laureth sulfate’, të cilat e shpërlajnë yndyrën dhe hidrimin natyral të fytyrës. Sapuni njihet si dehidruesi më i përhapur i fytyrës. Disa pastrues tjerë që përmbajnë kemikale antibakteriale si ‘triclosan’ shpesh e irritojnë dhe e gërryejnë lëkurën.
Zgjidhje: nëse keni vendosur të përdorni sapun për trup, atëherë zgjidhni sapun të ngurtë e jo të lëngët sepse ato përmbajnë kemikale dehidruese. Në raste të ashpra mos përdorni produkte antibakteriale.

Gërryerja e tepërt e lëkurës 
 

Shkaktari 2: Gërryerje e tepërt

Lëkura është e irrituar, e krisur dhe vazhdon të zbehet. Gërryerja (exfoliation) e tepërt është njëri ndër gabimet më të mëdha që bëhen me lëkurë. Dihet që epidermisi (shtresa e sipërme e lëkurës) kryesisht përbëhet nga qelizat e vdekura, dhe ato në vete e mbajnë hidrimin (ujin) dhe mineralet e fytyrës në sasinë e duhur. Nëse teprohet me zhveshjen e lëkurës, pra largimin e qelizave të vdekura, përveç që lëkura do të dehidrohet, ajo do të bëhet shumë më e vrazhdë.
Zgjidhje: Shmanguni eksofliuesve (gërryesve) agresiv. Dihet që lëkura i largon qelizat e vdekura të tepërta vetvetiu, mirëpo shpesh nuk është e mjaftueshme dhe me kohë e humb atë aftësi të largimit. Mjafton të bëhet gërryerja 1 herë në javë.

Shkaktari 3: Njomje e tepruar në vaskë

Kur koha jashtë është e ftohët dhe me erë, apo kur nuk jemi në disponim të mirë, njëra prej gjërave më të këndshme për ta bërë është çlodhja në ujë të nxehtë dhe me aromaterapi në banjë. Zhytja e lëkurës në ujë të nxehtë për kohë të gjatë grabit hidrimin natyral të lëkurës. Lëkura hidrohet jo nga uji por nga yndyrërat. Sa më shumë qëndroni në vaskë aq më shumë humbisni yndyrë natyrale të lëkurës. Kjo është njëra ndër arsyet pse rrudhoset lëkura shumë kur qëndroni më gjatë në pishinë apo në det.
Zgjidhje: Mos qëndroni gjatë në vaskë me shumë shkumë dhe kripëra. Kombinimi i ujit të nxehtë me kemikalet e sapunit dhe të kripërave është e garantuar që e dehidron lëkurën. Në vend të saj bëni një dush me uji të vakët (jo të nxehtë). Nëse nuk mundeni t’i rezistoni, të paktën zbritni temperaturën e ujit, shtoni vajra esencial dhe shpërlajuni me ujë të ftohët.

Njomje e tepruar në vaskë

Shkaktari 4: Kozmetika

Është e kotë nëse e trajtoni fytyrën me sasi të lartë të kremave hidratues nëse nuk janë zgjedhur në mënyrë të duhur, qofshin ato krema, losione apo vajra.
Zgjidhje: Losionet zakonisht preferohen për personat që nuk vuajnë nga dehidrimi i lëkurës. Kremat kanë dendësi më të larte, kurse vajrat edhe më tepër. Kjo e fundit preferohet për personat që kanë lëkurë të tharë, të plasaritur sidomos nepër duar, bërryla, gjunjë, buzë dhe shputa. Kremat janë një zgjidhje e mirë për ta hidruar fytyrën. Në qoftë se përbërësit ju duken shumë të komplikuar, thjeshtë shiqoni për produkte që përmbajnë acid laktik, ceramide, glicerin – të gjithë janë hidratues. Acidi hyaluronik është një përbërës efektiv që e mban sasinë e ujit në fytyrë si dhe e lufton procesin e plakjes.

(vazhdimi në pjesën e 2-të)

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.