Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Lexoni një truk të çuditshëm bukurie, por që ka efekt. Provo majonezën!

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”



Gjatë tërë kohës dëgjojmë këshilla nga më të ndryshmet. Këshillohemi se çfarë duhet të bëjmë e çfarë jo, në mënyrë që të kursejmë para, humbim peshë, të dukemi më të bukur, më të rinj...Në momentin kur dëgjojmë truke të veçanta, shpesh herë pa e vërtetuar saktësinë e informacionit, e shpërndajmë tek të tjerët. Ja një truk i çuditshëm, por mos e humbisni...

Maskë për flokë të thatë

Këshillë e çuditshme: Kam dëgjuar që majoneza është balsam/kondicioner shumë i dobishëm për flokë. A është zgjidhje maska me bazë majoneze?

Eksperti përgjigjet: Duke i vlerësuar shumë produkte të mira që gjenden sot në treg, pse të ketë nevojë dikush të përdorë majonezë në flokë?! Për shkak të yndyrës, majoneza, mund t’i hidratojë fijet e dëmtuara të flokëve duke i mbështjell ato me vaj. Mirëpo, efekti zhduket shpejt dhe, larja është e vështirë.

Ka mendime kontradiktore sa i përket përdorimit të majonezës, por nëse dëshironi të përdorni produkte shtëpiake për flokë, atëherë ndani përbërësi e majonezës dhe zgjidhni ato nga më cilësoret. Pra, mos blini majonezë të gatshme me përbërës jo shumë të efektshëm.

Se si bëhet një aplikim i tillë, përcillni ilustrimin në youtube dhe, pastaj lexoni shembujt e mëposhtëm:

1. Spërkatni flokët pak me ujë, në mënyrë që majoneza të shpërndahet më mirë;
2. Aplikoni një sasi të majonezës nëpër vende të ndryshme. Varësisht nga gjatësia dhe dendësia e flokëve përdorni sasinë e duhur;
3. Pas aplikimit, mbuloni flokët dhe prisni më shumë se 30 min;
4. Lani flokët dhe përdorni kondicioner.

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.