Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Çfarë nuk do të bënin shumica për ta mbajtur një lëkurë të re! Kjo dëshirë e ushqen industrinë kozmetike, ndërhyrjet plastike dhe shumë drejtime të shkencës. Për ruajtjen e freskisë së lëkurës, ju duhet të kujdeseni, ta mbroni dhe ta trajtoni atë.
Zbukurimi me efekt te kundërt

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica” 

Shpesh, shumë femra e teprojnë me kujdesin për lëkurën e tyre dhe kjo ka efekte negative. Disa nga këto efekte, janë:

 

Fërkimi i tepruar
Zhveshja e lëkurës në mënyrë agresive e dehidron lëkurën si dhe i dhuron një shkëlqim të pashëndetshëm. Fërkimi është një proces që nuk duhet tepruar.

 

Pastruesit e ashpër
Ndjenja e pastrimit të fytyrës në mënyrë adekuate është e mirë, por përdorimi i vazhdueshëm i pastruesve të fortë largon përbërësit natyror të lëkurës. Kjo e dehidron lëkurën dhe paraqiten më tepër rrudha dhe plasaritje në lëkurë.Hidratuesi i juaj i preferuar
Lëkura e disa personave mund të jetë e yndyrshme në verë dhe e tharë në dimër. Në rastet e tilla preferohen hidratues të fuqishëm gjatë muajve të ftohët, mirëpo është krejtësisht e panevojshme dhe e dëmshme përdorimi i tyre gjatë muajve më të nxehtë. “Dëgjoni” lëkurën dhe tregohuni të kujdesshëm ndaj reaksioneve kozmetike.

 

Kujdesi organik
Produktet organike e kanë dëshmuar vendin e tyre në botën e kozmetikës, mirëpo kur bëhet fjalë për mbrojtje kundër diellit apo produktet si retinolet, ato vështirë që mund t’i zëvendësojnë produktet kimike. Disa retinole nuk gjenden në natyrë dhe produktet organike kundër diellit nuk ofrojnë mbrojtje adekuate. Produktet organike janë më të mirat kur bëhet fjalë për pastrues apo hidratues. Nëse doni mbrojtje adekuate dhe reduktim rrudhash, shkenca është zgjedhje e preferuar.

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.