Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm.
Drejtimi – fenirimi i përhershëm i flokëve
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”

Pse të bëjmë fenirim të përhershëm
Përkundër çka shohim nëpër revista dhe televizione, jo të gjitha femrat i kanë flokët të drejtuara në mënyrë të përsosur, dhe natyrisht që flokët e tyre nuk duken të përdorura sidomos në mëngjes. Drejtimi i flokëve merr shumë kohë dhe mundim çdo ditë. Mesiguri që flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Pra, kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm. Njëkohësisht drejtimi i përhershëm ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe degëzimeve.

Çfarë përfshijnë këto tretmane?
Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.Kush është kandidatë për fenirim të përhershëm?
Drejtimi i flokëve është proces i realizueshëm, mirëpo gjithmonë është brenga nga dëmtimi i flokëve nga ky tretman. Nënkuptohet se gjatë tretmanit përdoret hekuri për drejtim të flokut si dhe substanca kozmetike të cilat e mundësojnë këtë ndryshim. Në qoftë se flokët janë të dëmtuara si rënie të vazhdueshme, dëmtim të flokëve jo vetëm në fund të tyre, dëmtim nga aplikimi i kimikateve, prishje e strukturës së proteinës atëherë nuk jeni kandidatë për këtë lloj tretmani. Në rast se flokët janë të dëmtuara, preferohet tretmani tjetër me keratinë i cili jo vetëm që i drejton përkohësisht flokët deri në 4 muaj, por në veçanti e përmirëson gjendjen e flokut duke i futur brenda minerale, proteina dhe kompleks të aminoacideve.
Si rrjedhim, flokët e padëmtuara mund ta bëjnë drejtimin permanent, i cili zgjat deri në 1 vjet, derisa rritet floku.

Drejtimi i përhershëm, jo vetëm që do t’ju kursej kohë, mundim, por para së gjithash do t’ju kursejë flokët nga stresi i vazhdueshëm në baza ditore nga aparatet për tharje dhe stilim të flokëve.

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.