Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Teoria “gjumit për bukuri” është e vërtetë. Lëkura juaj i përdor orët e gjumit për ta shëruar vetveten nga dëmtimet e ditës. Kur flini lëkura juaj ka gjasë të përmirësohet. Për këtë arsye mund të zgjoheni të freskët dhe pozitiv.
Dobitë që përfitojmë nga gjumi për bukuri
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 

Teoria “gjumit për bukuri” është e vërtetë. Lëkura juaj i përdor orët e gjumit për ta shëruar vetveten nga dëmtimet e ditës. Kur flini lëkura juaj ka gjasë të përmirësohet. Për këtë arsye mund të zgjoheni të freskët dhe pozitiv.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Më pak probleme me lëkurë
Më shumë gjumë, lëkurë më të pastër. Mungesa e gjumit shkakton stres, i cili krijon pika të zeza shpesh edhe akne tek shumica, madje edhe tek të rriturit. Në një studim është parë që studentët gjatë provimeve kanë më shumë akne.

Sy të ndritshëm
Doni sy me shkëlqim? Mos lejoni krijim e rrathëve të errët, pra flini më shumë. Rrathët e errëta shpesh shihen në të gjithë anëtarët e familjes, mirëpo mungesa e gjumit i thekson edhe më tepër. Për ti maskuar, përdorni një krem rreth syve si nënshtresë, pastaj përdorni një korrektor dy nuanca më të çelët se ngjyra e lëkurës suaj.Barazoni ngjyrën e lëkurës
Pagjumësia bën që lëkura juaj të duket më e zbehtë apo me njolla. Gjumi mundëson qarkullim të shëndetshëm të gjakut në lëkurë. Nëse zgjoheni me lëkurë me ngjyrë të pabarabartë, përdorni grim përkohësisht derisa të merrni gjumin adekuat.

Dukesh ‘më mirë’!
Mund të qëndroni pa gjumë apo me pak orë gjumë për ditë me radhë, por shoqëria, familja dhe kolegët i vërejnë ndryshimet. Një studim në Suedi i krahasoi fotografitë e personave që vuanin për gjumë dhe atyre që flinin 8 orë në ditë. Personat e pushueshëm dukeshin më të shëndetshëm, më pak të lodhur dhe më tërheqës.

Mënjanoni ënjtjen e syve
Zgjoheni në mëngjes me sy ënjtur sepse lëngjet grumbullohen rreth tyre kur koka juaj qëndron e rrafshët në krevat. Zgjedhja: mbani kokën më lart se zemra me anë të dy jastëkëve. Vazhdoni t’i keni të ënjtur? Përdorni një leckë të ftohët në atë zonë për 2 minuta në mëngjes.

Largoni kripën
Nëse zgjoheni si hut i natës që kërkoni ushqim, më mirë zgjidhni pemë. Ushqimet me kripë ju japin një fytyrë të ënjtur në mëngjes. Kjo ndodhë për shkak se ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të kripës ju bëjnë juve që të akumuloni lëngje që pasojnë me ënjtje.

Bëni ujin pijen tuaj ‘alkoolike’
Një gotë me verë mund t’iu duket reklasuese, mirëpo të nesërmen do ta gjeni lëkurën me pore të zgjeruara dhe të tharë. Ndërprisni pijet alkoolike dhe pini ujë në vend të saj. Në mëngjes përdorni një tonik që përmban zink sulfat i cili i zvogëlon poret.

Një banjë e nxehtë
Mënyrat e ndryshme për t’iu vënë në gjumë, përmirësojnë lëkurën, poashtu. Bëni një banjë të mesatarisht të nxehtë me vajra, shkumë dhe piling për trup – para gjumit për ta ngritur temperaturën e trupit. Pas banjës, temperatura e trupit bie dhe kjo bën që t’ju zë gjumi më lehtë.Retinolet punojnë më së miri gjatë natës
Retinolet – produktet për lëkurë me vitamin A – janë disa nga standardet të arta kur është fjala për zvogëlim të rrudhave. Përdorni ato gjatë natës sepse ju bëjnë lëkurën më të ndjeshme nëse përdoren gjatë ditës. Përdorimi i retinoleve gjatë ditës ju ulë tolerancën ndaj diellit dhe shkakton skuqje dhe shenja në lëkurë.

Flini me fytyrë lartë për më pak rrudha
Nëse shoqja juaj ka fytyrë me më pak rrudha ajo mund të jetë person që flenë në shpinë. Fjetja me fytyrë në jastëk shkakton vija dhe plasaritje në lëkurë. Me kohë bëhen të përhershme.

Mos i harroni gishtat e duarve dhe të këmbëve
Rutina juaj e natës mund të jetë e përqendruar në fytyrë, por mos i harroni gishtat. Rekomandohet përdorimi i kremrave apo vajrave hidratues në duar dhe shputa gjatë natës. Mbajtja e çorapeve ndihmon absorbimin e produkteve në shputa.

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.