Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Sa kohë duhet ta mbani hijezuesin e syve, brushat, buzëkuqin si dhe produktet tjera kozmetike varet nga disa faktorë. Ndër më të rëndësishmet veçohen: lloji i makijazhit, si është ruajtur, si dhe nëse keni pasur ndonjë infeksion të syrit.
Kur duhet ta hidhni makijazhin tuaj?
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”

Disa produkte nuk duhet mbajtur mbi 3 muaj, por zakonisht ngjyrat dhe shkëlqyesit mund të mbahen shumë më gjatë. Shumica e shteteve nuk e kanë ndonjë ligj për ta caktuar datën e skadimit në produktet e tilla. Këto data zakonisht përmenden nga estetët. Mirëpo për ta zgjatur përdorimin e makijazhit, blini produktet që nuk janë të hapura. Kur t’i sillni në shtëpi, mbajini në ambient të ftohët, pa lagështi dhe larg nga rrezet e diellit. Gjithmonë mbyllni mirë pas përdorimit.

Disa nga produktet kozmetike më të përdorura dhe afati i përdorimit të tyre pasi janë hapur për herë të parë:

Maskara: Hidhni maskarën pas 3 muajve. Maskara ka afatin më të shkurtër nga të gjitha produktet ngase mban në vete riskun e transferimit të baktereve nga sytë në maskarë dhe anasjelltas. Nëse maskara juaj thahet para 90 ditëve, hidhni. Mos i shtoni ujë apo pështymë maskarës për t’ia rikthyer lagështinë. Nëse bëni një veprim të tillë i rritni gjasat e infektimit të syrit.

Hijezuesit e syve: Nëse i mbani brushat e pastra hijezuesit e lëngshëm do t’iu zgjasin 12 muaj, ndërsa pudrat deri në 2 vite.Kujdes: Nëse keni pasur infektim të syrit duhet t’i hidhni të gjitha makiazhet e syrit duke i përfshirë brushat si dhe veglat tjera që i keni përdorur për sy prej momentit që i keni pasur simptomat. Virusi apo bakteri që iu ka shkaktuar infektimin mesiguri ka krijuar rezistencë në makijazhin tuaj, dhe nëse i përdorni përsëri mund të infektoheni.

Lapsat e syrit: Lapsat e syrit mund të mbahen deri në 2 vjet. Për ta vërtetuar që jeni duke e përdorur lapsin e pastër, para përdorimit çdoherë mbrehni majën.

Buzëkuqi: Mund ta përdorni buzëkuqin e lëngshëm dhe lapsin e buzëve për 2 vjet. Lapsat i mbrehni çdoherë para përdorimit.

Brushat dhe pudrat: Hidhni brushat e kremrave pas një viti, ndërsa brushat e pudrave dhe pudrat pas 2 vitesh.

Bazat dhe korrektorët: Bazat hidratuese si dhe korrektorët mund të qëndrojnë deri në 18 muaj. Afat prej 12 muajsh kanë bazat që nuk përmbajnë vaj (oil-free) të cilat mund të thahen shpejt si dhe e njëjta vlen për korrektorët.Këshillë: Mendoni makijazhin tuaj sikurse ushqimin tuaj. Nëse i vien era e çuditshme, krijon një shtresë të padëshiruar apo ka krijuar myk, do të thotë që struktura kimike ka ndërruar dhe duhet ta hidhni.
Përdorimi i brushave dhe sfungjerëve të pastër do ta zgjasin afatin e përdorimit të produkteve kozmetike. Pastroni apo ndërroni shpesh veglat e makijazhit.
Kur e hapni një produkt për herë të parë, shkruani datën në produkt. Ajo do t’iu shërbejë për ta ditur datën e skadimit, pra kohën kur duhet ta hidhni. 

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.