Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Lëkura juaj mbron trupin e juaj, por kjo nuk është e tëra. Është fytyra ajo që e shfaqni në botë. Kur është e shëndetshme është një burim i bukurisë. Zgjedhjet që i bëni çdo ditë – atë që hani, ku shkoni, si ndiheni – ndikojnë në pamjen e lëkurës suaj.
Si ndikon jeta në lëkurën tuaj


Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 



Ushqimi dhe fytyra
Dëshironi një fytyrë të bukur? Keni kujdes ushqimin. Marrja në sasi më të madhe e vitaminës C dhe sasi më e vogël e yndyrave dhe karbohidrateve kanë të bëjmë me një pamje më të bukur gjatë plakjes së lëkurës. Ndryshimi i ushqimit do të ndihmoj pamjen. Ushqimi që është i pasur me antioksidante, si peshk, pemë dhe perime, dukshëm e mbrojnë lëkurën ndaj radikaleve të lira.

Merrni vitaminat e duhura
Kremi juaj kundër rrudhave mund të përmbajë vitaminë C apo E. Bëni që këto vitamina të tregojnë efektin e tyre nga brenda, poashtu. Nëse hani ushqim që përmban këto vitamina si dhe mineralin selenium, të gjitha këto mbrojnë lëkurën tuaj kundër dëmit nga dielli. Ato njëkohësisht mund t’iu ndihmojnë ti’ ktheni prapa shenjat e plakjes, si rrudhat dhe ndryshimet e ngjyrës së lëkurës.

Vraponi kundër plakjes së lëkurës
Ushtrimet kanë ndikim pozitiv në secilën pjesë të trupit – duke përfshirë edhe organin më të madh, lëkurën. Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në largimin e toksinës nga lëkura. Me rritjen e qarkullimit të gjakut më tepër oksigjen dhe materie ushqyese arrijnë në lëkurë dhe ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit, i cili largon rrudhat. Mos u brengosni për djersitjen, ushtrimet shpesh ndihmojnë në zhbllokimin e poreve.

Pushim për bukurinë
Mos flini mjaftueshëm për disa net dhe do të shihni si do t’iu reflektojë në fytyrë: radhë të errët nën sy, lëkurë e zbehur dhe e lodhur. Fjetja 7-8 orë në natë do ta mbajë trupin dhe lëkurën tuaj në top formë. Poashtu varet si flini – mbani fytyrën e shtypur në jastëk për shumë vite, dhe do të keni rrudha aty ku lëkura ka qenë e shtypur. Zgjedhja? Flini në shpinë.

Si e ndryshon shtatzënia lëkurën tuaj
Strijat – tendosjet shfaqen te 90% e femrave. Ato duhet të pakësohen pas lindjes. Hidratuesit mund të përmirësojnë pamjen e tyre. Kremrat me vitaminë A apo terapia me laser mund të ndihmojnë shumë.

Aknet janë një tjetër problem i zakonshëm i shkaktuar nga rritja e hormoneve në trup. Një ndër mënyrat më të lehta për t’iu shmangur akneve është pastrimi dy herë në ditë dhe përdorimi i një hidratuesi pa yndyrë (në bazë të ujit).

Pyesni doktorin e juaj para përdorimit të ndonjë produkti kundër akneve.

Si të kujdeseni për lëkurën e plakur
Gjatë plakjes lëkura ndryshon strukturën. Trupi nuk prodhon aq kolagjen, dhe elastini që ndihmon lëkurën të kthehet në gjendjen e mëparshme bëhet më i dobët. Poshtu nuk prodhoni apo humbisni qeliza aq shpejt. Për ta ngacmuar lëkurën e plakur, largoni qelizat e vdekura, dhe hidratoni shpesh. Përdorni kremra me përmbajtje të vitaminës C dhe retinoide.

Kontrolloni pijet
Shumë alkool bën dëm në trupin dhe lëkurën tuaj. Alkooli është diuretik, nxit urinimin dhe shkakton humbjen e ujit. Kjo mund të ketë impakt në lëkurë të thatë. Gjithashtu zgjeron enët e gjakut dhe bën që pirësit shpesh të kenë fytyra të skuqura. Gjatë kohës këto enë mund të dëmtohen përgjithmonë dhe bën që lëkura të duket e kuqe.

Lëreni duhanin!
Thjesht pirja e duhanit është e dëmshme për lëkurë: është e dyta pas diellit që shkakton plakje të parakohshme dhe lëkurë të thatë. Në fakt, nën mikroskop mund të shihni rrudha tek duhanpirësit edhe në të njëzetat. Pirja e duhanit zvogëlon qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ndikon në degradimin e kolagjenit. Më pak kolagjen, nënkupton më shumë rrudha.

Larja e përditshme
Çdo ditë lëkura juaj është në kontakt me ndotjen – tymin e duhanit, gazrat e automjeteve apo ndotës tjerë. Mbani lëkurën e shëndetshme duke e pastruar rregullisht. Varësisht nga kërkesat e lëkurës suaj, ju mund ta pastroni fytyrën tuaj me xhel, apo duke e pastruar me maska të ndryshme dhe tonik për t’i larguar qelizat e vdekura, pastaj aplikoni hidratues.

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.