Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Mendimet dhe dobitë tona nga dielli janë kontradiktore. Ne e dimë që është i domosdoshëm dhe pak dimë që është i dëmshëm. Rrallë ndokush nga ne dëshiron që të heqë dorë nga rrezitja apo nxirja e lëkurës.
Dielli dhe lëkura


Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 


Rreziqet e ekspozimit në diell

Djegia

Djegia e lëkurës vjen nga rrezatimet e rrezeve UV-B që shkaktojnë eritemë (actinic erythema). Efektet nuk janë të dukshme menjëherë. Rrezatimet UV-B absorbohen nga epidermisi (shtesa e sipërme e lëkurës), ndërsa në dermis (në shtresën e poshtme të lëkurës), enët e gjakut zgjerohen dhe plazma e gjakut shpërndahet jashtë enëve. Ky mekanizëm krijon inflamim dhe eritemë (skuqje).

Shenjat e para paraqiten brenda 2-6 orëve, ndërsa nivelin më të lartë e arrijnë brenda 16-24 orëve. Riparimi i lëkurës fillon brenda 24-72 orëve. Një pjesë e riparimit/mbrojtjes përfundon në nxirje të lëkurës.

Në rast të djegies së rëndë, kortikosteroidet, analgjetikët, kopresimi i akullt, dushi i ftohët, etj., janë të domosdoshme. Mos të harrojmë që lagështia e lëkurës është një detyrim kryesor.

Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore (intrinsic aging) dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20 % e plakjes vie nga plakja natyrale, ndërsa 80 % nga dielli. Pra, dielli shkakton 80 % plakje të parakohshme!

Plakja e parakohshme kryesisht paraqitet ne fytyrë, qafë dhe duar. Nëse e shikojmë nga aspekti klinik, shtresa e sipërme e lëkurës (stratum corneum) është më e trashë, lëkura është e thatë, shumë e rrudhosur me shenja të pigmentimeve të errëta.

Në të njëjtën kohë, lëkura humb elasticitetin dhe mban rrudha gjë që i japin lëkurës një pamje të verdhë. Rrudhat nuk janë problemi i vetëm; kontura e fytyrës ndërron, ngjyra nuk është homogjene (e njëjtë), njolla të zeza/kafe, tharja dhe ashpërsia e lëkurës janë disa nga problemet serioze.

Kjo foto e dy binjakeve na tregon më së miri sa çfarë do të thotë plakja kronologjike dhe ajo e shkaktuar nga dielli. Ndryshimet ne stilin e jetës qartë na ilustrojnë faktorët që përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Gruaja në anën e djathtë, ka punuar më tepër në ambient të hapur, ndërsa ajo në të majtë ka punuar më tepër në shtëpi.

Ndryshimet në ADN dhe kanceri

Megjithëse që të dy rrezet UV-A dhe UV-B ndihmojnë në zhvillimin e kancerit, rrezet UV-A kanë ndikim më të madh. Kanceri shkaktohet nga ndryshimet në molekulën e ADN-së. ADN-ja është qeliza më e cenueshme nga rrezet e diellit. Nëse mekanizmi mbrojtës nuk mund t’i bëjë ballë modifikimeve të shkaktuara nga rrezet, atëherë mutacionet e ADN-së paraqiten. Mutacionet shkaktojnë kancer.

Mesatarisht, çdo vit 132.000 raste të melanomës (lloj i kancerit në lëkurë) paraqiten në të gjithë botën (66.000 prej tyre përfundojnë në vdekje). Ndërsa llojet e tjera të kancerit janë rreth 2 milion në të gjithë botën (në Evropë ky numër është rreth 460.000/vit). Në Evropë, sipas statistikave në 45 vjeçarin e fundit, shfaqja e melanomës është rritur për tri herë.

Ne ekspozohemi në rrezet e diellit çdo herë e më shumë (më shumë pushime, më shume udhëtime nëpër vende të nxehta, rrobat janë më pak mbrojtëse dhe mbulojnë më pak).

Përmbledhje
Të lartpërmendurat janë shkurtimisht rreziqet kryesore që ballafaqohemi nga ekspozimi në diell. Duhet mbajtur në mend se shumë reaksione kimike si alergjia dhe fotosensitiviteti janë pasojë e akumulimit të rrezeve të diellit me vite të tëra.
Medoemos duhet përdorur kremra për t’u mbrojtur nga dielli. Zgjedhja dhe përdorimi i tyre do të shpjegohet në shkrimet e ardhshme.

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.