Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Kërkesat janë të larta për zbardhjen apo ndryshimin e tonit të ngjyrës së flokëve. Janë mënyra dhe besime të ndryshme se si mund të arrihet një gjë e tillë.



Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”




Këshillë e çuditshme: Lëngu i limonit ndihmon në mënyrën natyrale për ta zbardhur ngjyrën e flokëve.

Eksperti përgjigjet: “E vërtetë. Përdorimi i lëngut të limonit në flokë para ekspozimit në diell, është një mënyrë e suksesshme e ndriçimit të flokëve. Acidi duke reaguar me rrezet UV të diellit përshpejton ndryshimin e ngjyrës.”

Mund ta shikoni ilustrimin në youtube dhe lexoni më poshtë mënyrën e aplikimit:

Gjërat që ju duhen:

* 1 – 3 limona
* Shtrydhës limoni
* Peshqiri
* Shampon& Kondicioner

Hapi i parë
Shtrydhni 1-3 limona për ta krijuar lëngun e limonit. Largoni farat.
* 1-2 limona për flokë të shkurta/mesatarisht të gjata apo flokë të rralluar;2-3 limona për të gjatë apo flokë të shpeshtë.

Hapi i dytë
Zgjidhni një kohë tëngrohtë të ditës. Përdorni faktor mbrojtës të lartë dhe ekspozoni vetëm kokën në diell.

Hapi i tretë
Gjeni dikë tëvendos lëngun në gjithë kokën tuaj duke filluar nga rrënjët e poshtë. Ose aplikoni vetëm duke e përdorur një lugë.

Hapi i katërt
Qëndroni në diell (të mbrojtur) për 30-60 minuta varësisht nga tipi i flokëve tuaj, derisa të thahen. 
*Kur të thahen, qëndroni edhe 10 minuta më tepër për efekt të tërësishëm.

Hapi i pestë
Shpërlani flokët me ujë të vakët. Përdorni shamponin për 5 herë duke bërë lëvizje rrethore për të depërtuar deri në rrënjë të flokëve.

Hapi i gjashtë
Përdorni kondicionerin nga rrënjët teposhtë për 5 minuta, dhe pastaj lëreni të qëndroj për 3 minuta të tjerë.

Hapi i shtatë
Përsëriteni nëse flokët janë ende të vrazhdë.

Hapi i tetë
Lëreni që flokët të thahen në mënyrë natyrale. Largohuni nga dielli derisa të thahen apo prisni deri në ditën e nesërme. 
*Nëse përdorni aparat tharës, uleni nxehtësinë dhe fuqinë e aparatit.

Hapi i nëntë
Kënaquni me flokët tuaj më të ndritshëm!

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.