Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Shpërndaje në:
FaceBook  Twitter

Flirtuese, zbavitëse dhe e pa bezdishme, kjo pamje kjo e krijuar nga profesionalistja e grimit në Chanel, Angela Levin, pikërisht për këtë verë!
Si ta përvetësojmë pamjen e një “mbretëreshe të bronztë”
Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
 

Fërkoni një copë akull në fytyrë (nënkuptohet që akulli duhet të mbështjellët nga një leckë dhe jo të aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë), për të zvogëluar ënjtjen (pezmatimin), zvogëluar poret, dhe për ta pakësuar djersitjen – e domosdoshme kur aplikoni grim gjatë një dite te nxehtë. Largoni lagështinë me një peshqir.


Zgjidhni një krem të ashtuquajtur CC (që përmban një nuancë më të mbylltë, mbron kundër diellit, dhe hidraton fytyrën) një nuancë më të mbylltë se normalja – formula e tërësishme do t’iu bëj të dukeni të rrezitur. Shpërndani njëjtë në fytyrë dhe në qafë.

 
Me lëvizje qarkore shpërndani gjithë kremin nëpër fytyrë dhe në qafë për ta formuar një bazë, pastaj aplikoni një shtresë tjetër në mollëza, hundë, sipër syve dhe në mjekër. Aplikoni ngjyrë të kuqe të çelët në mollëza, ngjyrë bezhë (kafe të çelët) në kapakët e syve, dhe nënvizojeni vijën e sipërme të qerpikëve me një laps ngjyrë gri.

Nënvizojeni qerpikët e poshtëm me një laps ngjyrë të kaltër të ndezur, dhe poashtu aplikoni një maskarë me ngjyrë të njëjtë në qerpikët e poshtëm (ngjyra do të vërehet kur ju bie dielli). Për t’iu përshtatur shkëlqimit, mbuloni qerpikët e sipërm me të kaftë ose të zezë. Mbaroni dukjen me një buzëkuq ngjyrë të kuqe të çelët.

 

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.