Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Këshilla estetike

Këshilla estetike (5)

Analiza e fytyrës 21:48 / 30.09.2013


Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është përcaktimi i problemeve si dhe tipit të lëkurës. Nuk është e thënë kotë “Bona diagnosis, bona curatio” diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.

Dhe vazhdimi i tekstit......

Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është përcaktimi i problemeve si dhe tipit të lëkurës. Nuk është e thënë kotë: “Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Profesionistët në këtë drejtim bëjnë analizën e fytyrës në mënyra të ndryshme. Disa thjesht me atë të syrit, disa me ndihmën e zmadhuesve, të tjerë përmes aparateve profesionale të dedikuara për fytyrë.

Përparësitë e analizës së fytyrës përmes aparateve profesionale janë të shumta: bëhet analiza e shtresave të thella të lëkurës (epidermisi dhe dermisi), analizohen të gjitha parametrat e lëkurës duke u krahasuar me standarde të moshës, përcaktohen kremrat e adekuat për atë lëkurë, përcaktohen tretmanet e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës.

 

Parametrat që analizohen 
Karakteristikat e lëkurës janë ato parametra të cilat e përcaktojnë moshën dhe gjendjen e lëkurës. Ndër kryesoret që analizohen janë: hidrimi (lagështia), elasticiteti, temperatura, yndyra (sebumi), poret, rrudhat dhe pigmentimi. Të lartpërmendurat krahasohen me moshën reale të personit dhe maksimumin e lejuar për atë parametër. Shembull: personi mund t’i ketë 35 vjet mirëpo sipas analizës rezulton që ka rrudha shumë më shumë, sikurse një 50 vjeçar.

Tipat e lëkurës
Në përgjithësi pranohen 4 tipa kryesorë të lëkurës – e thatë, e yndyrshme, e ndjeshme, dhe e kombinuar.

Lëkura e thatë – nuk ka yndyrë dhe zakonisht është pa probleme me akne. Një lëkurë e thatë ka nevojë për hidrim. Zgjidhni pastrues në bazë të gelit dhe jo të sapunit ngase mund të dehidrohet edhe më tepër. Poashtu toniku duhet të zgjidhet në mënyrë adekuate që të përshtatet me pH-në e lëkurës.

Lëkura e yndyrshme – karakterizohet me shkëlqim, pore të zgjeruara dhe shpesh probleme me akne. Ndonjëherë lëkura e yndyrshme hasë probleme me dehidrim. Është shumë e rëndësishme mbajtja e një balance në mes të yndyrës dhe hidrimit të lëkurës. Përzgjedhja e kremrave duhet të bëhet me kujdes ngase një krem i dedikuar për lëkurë të thatë mund të shkaktojë akne. Një pastrues për fytyrë dhe një tonik i cili i lufton poret dhe pikat e zeza (‘blackheads’) është i domosdoshëm.

Lëkura e kombinuar – është karakteristikë e mbi 70% të njerëzve. Nga 70%, zonën T e kanë 95% e tyre. Ngjashëm me lëkurën e yndyrshme bëhet përzgjedhja e produkteve; vetëm duhet të ketë kujdes që të jenë më pak agresive.

Lëkura e ndjeshme – karakterizohet me skuqje dhe irritim ndaj agresorëve të jashtëm si, dielli, tymi dhe ajri i ndotur. Një pastrues dhe tonik i butë, janë të preferuara.

Duhet mbajtur në mend se të gjithë tipat e lëkurës kanë nevojë për fërkim (eksfoliant) njëherë në javë të paktën.

Shumë njerëz mund të kenë karakteristika tjera nga tipi i lëkurës. Shembull, një lëkurë e yndyrshme mund të jetë e dehidruar. Shumica do të japin një diagnostikim të gabuar duke menduar se dehidrimi nënkupton lëkurë të thatë dhe sugjerojnë kremra shumë të yndyrshëm. Prandaj, është e nevojshme që një analizë e tillë të bëhet paraprakisht, pastaj të vendoset për produkte dhe tretmane.



Kushdo që dëshiron të ketë tretman për drejtim afatgjatë, duhet të aplikojë tretmanin me keratinë apo drejtimin e përhershëm.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Këtu po ju paraqesim disa nga ndryshimet në mes të këtyre dy tretmanëve.

Drejtimi/Fenirimi afatgjatë

Kohëzgjatja: Jep rezultate afatgjate deri në një vit, por nënkuptohet që me rritjen e flokëve, afër rrënjës duhet të riaplikohet sepse humb efektin. Shumica kanë nevojë t’i riparojnë rrënjët çdo 6- 8 muaj, që kushton më pak.

Gjendja e flokëve: Zakonisht ngjyrosja nuk preferohet në flokë të dëmtuara apo në të cilat janë aplikuar kimikale afatgjate. Stilisti ju sugjeron se si duhet trajtuar flokët pas tretmanit.

Tretmani me keratinë

Kohëzgjatja: Tretmani zgjatë deri në 4 muaj. Në krahasim me drejtimin afatgjatë, tretmani me keratinë duhet të riaplikohet çdo 3-4 muaj nga rrënja deri në fund, sepse me kohë keratina humb efektin duke u shpërlarë nga flokët.

Gjendja e flokëve: Ngjyrosja mund të aplikohet para dhe pas tretmanit, nuk paraqet ndonjë problem.

A është i sigurt?
Tretmani me keratinë zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë për riparohen dhe njëkohësisht i mban ato të drejta. Pra, nuk paraqet asnjë problem për çfarëdo lloj flokë.

Mbani mend që substanca ‘Formaldehyde’ nuk duhet të jetë e pranishme në produkte, sepse paraqet rrezik për shëndet.

Çmimi: Në krahasim me drejtimin afatgjatë, është më pak i kushtueshëm, por patjetër që varet nga produktet e përdorura dhe përvoja e stilistit.

Flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Pse të bëjmë fenirim të përhershëm
Përkundër çka shohim nëpër revista dhe televizione, jo të gjitha femrat i kanë flokët të drejtuara në mënyrë të përsosur, dhe natyrisht që flokët e tyre nuk duken të përdorura sidomos në mëngjes. Drejtimi i flokëve merr shumë kohë dhe mundim çdo ditë. Mesiguri që flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Pra, kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm. Njëkohësisht drejtimi i përhershëm ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe degëzimeve.

Çfarë përfshijnë këto tretmane?
Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.

Kush është kandidatë për fenirim të përhershëm?
Drejtimi i flokëve është proces i realizueshëm, mirëpo gjithmonë është brenga nga dëmtimi i flokëve nga ky tretman. Nënkuptohet se gjatë tretmanit përdoret hekuri për drejtim të flokut si dhe substanca kozmetike të cilat e mundësojnë këtë ndryshim. Në qoftë se flokët janë të dëmtuara si rënie të vazhdueshme, dëmtim të flokëve jo vetëm në fund të tyre, dëmtim nga aplikimi i kimikateve, prishje e strukturës së proteinës atëherë nuk jeni kandidatë për këtë lloj tretmani. Në rast se flokët janë të dëmtuara, preferohet tretmani tjetër me keratinë i cili jo vetëm që i drejton përkohësisht flokët deri në 4 muaj, por në veçanti e përmirëson gjendjen e flokut duke i futur brenda minerale, proteina dhe kompleks të aminoacideve.
Si rrjedhim, flokët e padëmtuara mund ta bëjnë drejtimin permanent, i cili zgjat deri në 1 vjet, derisa rritet floku.

Drejtimi i përhershëm, jo vetëm që do t’ju kursej kohë, mundim, por para së gjithash do t’ju kursejë flokët nga stresi i vazhdueshëm në baza ditore nga aparatet për tharje dhe stilim të flokëve.


Profili juaj 
Nuk duroni të rrini në ambientet e mbyllura, por as nuk pëlqeni të jeni në qendër të diskutime. Je sentimentale, e dashuruar me gjërat e thjeshta të jetës, ëndërrimtare. 
Dashurinë e jetës tënde e ëndërron: vetëm ju të dy, larg njerëzve dhe gjithçkaje. Në realitet burri perfekt jo vetëm duhet të kujdeset për ty, të të përkëdheli, por duhet të bëj të ndihesh e sigurt dhe e mbrojtur.

Sugjerimet për trukun 
Në mbrëmje për të pastruar trukun evitoni tonikun dhe përdorni qumësht hidratues ose duke i fërkuar me një copë pambuku të lagur në lëngun të mandarinave të shtrydhura. Kjo bën që të ruajnë butësinë si dhe shmang tharjen dhe krijimin e cipave.

Ngjyrat e trukut: Për buzët tuaja përdorni ngjyrat e çelëta në tonalitetin e natyrales: bezhë, e purpurt. Në version fluid dhe shkëlqyes.

Në një periudhë kohore, pavarësisht tipit të lëkurës sonë, qoftë ajo edhe e yndyrshme, përballemi me dehidrim të vazhdueshëm. Mos prisni shumë gjatë para se ta trajtoni problemin.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407

Shumica e njerëzve fillojnë përdorimin e hidratuesve pasi që vërejnë që lëkura e tyre është krejtësisht e tharë. Kjo ndihmon poashtu, por natyrisht që më pak se të ishte trajtuar qysh në fillim.

Mënyra më e mirë e hidratimit është përdorimi i kremit menjëherë pas larjes së fytyrës.

Zgjidhja: Thajeni lëkurën me anë të peshqirit dhe hidratoni të gjithë sipërfaqen e lëkurës

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.