Mr.Ph. Krenar Dobroshi
      Farmacist & Magjistër për Kozmetikë

044/049 344-284           

  

Analiza e fytyrës

Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është analiza e lëkurës. Nuk është e thënë kotë:

“Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.


Përparësitë e analizës së fytyrës:


Parametrat që analizohen përmes aparateve profesionale janë të shumta:

bëhet analiza e shtresave të thella të lëkurës (epidermisi dhe dermisi),

analizohen të gjitha parametrat e lëkurës duke u krahasuar me standarde të

moshës, përcaktohen kremrat e adekuat për atë lëkurë, përcaktohen tretmanet

e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës.

 
















Test të 8 parametrave:

* hidrimi (lagështia);

* elasticiteti;
* temperatura;
* yndyra (sebumi);
* poret;
* rrudhat;
* pigmentimi;
* toni (ngjyra) e lëkurës.


Shumë njerëz mund të kenë karakteristika tjera nga tipi i lëkurës. Shembull, një

lëkurë e yndyrshme mund të jetë e dehidruar. Shumica do të japin një diagnostikim

të gabuar duke menduar se dehidrimi nënkupton lëkurë të thatë dhe sugjerojnë

kremra shumë të yndyrshëm. Prandaj, është e nevojshme që një analizë e tillë të

bëhet paraprakisht, pastaj të vendoset për produkte dhe tretmane.

 

 

 

Reth Nesh

Kontakti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.