estethica - Stamboll



Qendra estetike “estethica – Prishtinë” në bashkëpunim me qendrën kirurgjike estetike “estethica – Istanbul”
bënë transferin dhe akomodimin e pacientëvë që dëshirojnë të bëjnë ndërhyrje estetike.
Qendra estetike “estetica – Istanbul” e pozicionuar në Stamboll, me 3 spitale kirurgjike të shpërndara në të
gjithë Stambollin, është një ndër qendrat më të përzgjedhura të gjithë Turqisë.
Përparësitë e kësaj qendre janë teknologjia më e lartë me një kuadër me shumë eksperiencë që ofron shërbim
të standardit të lartë.

Kjo qendër kryen të gjitha kirurgjitë estetike të njohura deri më tani, ja disa nga ato: * Estetikë e këmbëve,
Estetikë e hundës, Estetikë e veshëve, Estetikë e krahëve, Estetikë e gjoksit, Mbjellje të flokëve,… si dhe
shumë ndërhyrje të tjera. Qendra “estethica” jo vetëm që është një cak i pacientëve të mbarë Turqisë, por
edhe jasht saj, sidomos mbetet një qendër kirurgjike estetike e preferuar e vendeve Evropiane (Gjermanisë,
Holandës, Zvicrës, Danimarkës), poashtu edhe vendet e lindjes së mesme dhe të largët (Arabia Saudite, Dubai,
Azerbejxhani, Irani).

Duke i ofruar pacientëve kohëzgjatje sa më të shkurtër dhe duke e mbajtur nivelin e kënaqësisë sa më të
lartë, janë ndërtuar “qendrat e mrekullueshme” të kirurgjisë estetike. Me teknologjitë e avancuara, me
doktorët dhe stafin medicinal të standardit të lartë, diagnostifikojnë dhe zgjedhin tretmanet më adekuate. Për
kënaqësitë maksimale të pacientëve, vazhdimisht mbledhen informata të cilat janë shumë pozitive.
Teknologjitë më të avancuara, zbulimet e fundit, dhe shërbimi i ngrohtë, të gjitha këto janë të dedikuara për
pacientët e “estethica.” Shërbimi bazohet në besueshmërinë, kualitetin dhe çmimin duke qenë sa më
ekonomik.

Për të biseduar hollësisht rreth ndërhyrjeve që doni t’i bëni, na kontaktoni dhe ne konsultohemi drejtpërdrejt
me qendrën në Stamboll, duke ju treguar mundësitë e intervenimit si dhe çmimin total.
Kliko në linkun e qendrës në Stamboll: http://estethica.com.tr/eng/