Drejtim Afatgjatë të flokëve & Tretmani me kreatinë

Drejtimi – fenirimi afatgjatë i flokëve




Pse të bëjmë fenirim të përhershëm?

Kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve nga aparatet për tharje dhe stilim
të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm.
Njëkohësisht drejtimi i përhershëm
ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe
degëzimeve.

Çfarë përfshijnë këto tretmane?

Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e
ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë
për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.

Kush është kandidatë për fenirim të përhershëm?

Në qoftë se flokët janë të dëmtuara si rënie të vazhdueshme, dëmtim të flokëve jo
vetëm në fund të tyre, dëmtim nga aplikimi i kimikateve, prishje e strukturës së
proteinës atëherë nuk jeni kandidatë për këtë lloj tretmani.

Në rast se flokët janë të dëmtuara, preferohet tretmani tjetër me keratinë i cili jo
vetëm që i drejton përkohësisht flokët deri në 4 muaj, por në veçanti e përmirëson
gjendjen e flokut duke i futur brenda minerale, proteina dhe kompleks të
aminoacideve.

Ky trajtim revolucionar eliminon deri në 95% flokët e dëmtuara, redukton dredhat dhe
i shton shkëlqim të menjëhershëm flokëve.

Tretmani me keratinë



Është një kombinim ristrukturimi me proteina që i përforcon flokët. Kombinimi i
proteinave me aminoacide lejon ndryshim të përkohshëm në strukturën e fibrave në
flokë, duke e përmirësuar gjendjen e flokëve, i bën ato të krihen më lehtë, të duken
më buta dhe me plotë shkëlqim.

Sa kohë qëndron tretmani?
Tretmani i zbutë edhe flokët më të egra dhe qëndron i tillë deri në 4 muaj.

A bën t’i ngjyros flokët?
Po, ngjyrosja e flokëve mund të bëhet në të njëjtën ditë.

A mund të përdoret ky tretman në flokët që janë të trajtuara me kemikale apo në flokët e drejtuara paraprakisht?
Po, në fakt mund ta rikthej hidratimin e flokëve, duke i bërë ato të shkëlqyeshme.

A mund t’i laj flokët pas tretmanit?
Sugjerohet që të pritet 1 ditë (24 orë) para pastrimit të flokëve.

A është i sigurt?
Tretmani me keratinë zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë
për riparohen dhe njëkohësisht i mban ato të drejta. Pra, nuk paraqet asnjë problem
për çfarëdo lloj flokë.