Analiza e fytyrës

Hapi i parë drejt kujdesit të fytyrës është analiza e lëkurës. Nuk është e thënë kotë:
“Bona diagnosis, bona curatio” – diagnostifikim i mirë, shërim i mirë.

Përparësitë e analizës së fytyrës:

Parametrat që analizohen përmes aparateve profesionale janë të shumta:
bëhet analiza e shtresave të thella të lëkurës (epidermisi dhe dermisi),
analizohen të gjitha parametrat e lëkurës duke u krahasuar me standarde të
moshës, përcaktohen kremrat e adekuat për atë lëkurë, përcaktohen tretmanet
e sakta sipas nevojës, dhe përcaktohet tipi specifik i lëkurës.

Test të 8 parametrave:
* hidrimi (lagështia);
* elasticiteti;
* temperatura;
* yndyra (sebumi);
* poret;
* rrudhat;
* pigmentimi;
* toni (ngjyra) e lëkurës.

Shumë njerëz mund të kenë karakteristika tjera nga tipi i lëkurës. Shembull, një
lëkurë e yndyrshme mund të jetë e dehidruar. Shumica do të japin një diagnostikim
të gabuar duke menduar se dehidrimi nënkupton lëkurë të thatë dhe sugjerojnë
kremra shumë të yndyrshëm. Prandaj, është e nevojshme që një analizë e tillë të
bëhet paraprakisht, pastaj të vendoset për produkte dhe tretmane.